Home Editorial Video editori...

Video editorial i ”Koha Jonë”: Presidenti vonon dekretimin e kryeministrit!

2275
0

Video editorial i ”Koha Jonë”: Presidenti vonon dekretimin e kryeministrit!

Presidenti vonon dekretimin e kryeministrit!

Nga Daniel Muçaku-

Presidenti i Republikës, kur një forcë politike shpallet fituese nga KQZ, është i detyruar të firmos dekretin për kryeministër për atë emër që sjellë partia e mazhorancës.

Kushtetututa është e prerë në këtë rast dhe nuk i jep të drejtë Presidentit të diskutojë apo të vendosë në dyshim dekretin për emrin e kryeministrit, aq me tepër se Meta e ka firmosur me përpara emrin e Edi Rames si numri një i qeverisë.

Pra emrin e kryeministrit nuk e ka në dorë Presidenti.

Ndërsa për emrat e ministrave Presidenti i Republikës ka të drejtë të mos dekretojë ndonjë emër që nuk krijon bindjen, natyrisht nga faktet që i sjellin institucionet ligjzbatuese.

Në rastin konkret PS-ja ka dërguar prej ditesh emrin e Edi Ramës si kryeministër për këtë mandat të ri kater vjeçar.

Fakti që Presidenti e vonon kastile apo bën sikur ka diçka në dorë, ku në këtë rast nuk ka asgjë në dorë, tregon se Presidenti vazhdon udhen e tij te para 25 prillit e sidomos të dy javëve të fundit para votimeve.

Meta nëse do kishte këshilltarë korrekt duhej ta firmoste që ditën e parë dekretin për kryeministrin, pasi jepte një mesazh se do jetë “president danez” siç ka thënë ai vetë, pasi humbi zgjedhjet me PD e LSI!

Presidenti i Republikes ka muaj që mban e paguan me lekët e buxhetit te shtetit këshilltarë që ti këshillojë, ndërkohë që duhet të jetë e kundërta; pra këshilltari te këshillon! Ky është funksioni i keshilltareve të presidences dhe çdo këshilltari që paguhet për shefin!

Por në rastin e mos firmosjes se dekretit nga Presidenti Meta për Edi Ramen si kryeminister krijohet një përceptim se Ilir Meta bën të fortin sikur pa firmen e tij kryeminsitri nuk zgjidhet!

Në këtë rast duke e vonuar dekretin për kryeministrin, Ilir Meta humbet pikë.

Siç thamë për emrat e ministrave ai ka shumë të drejtë, edhe nëse nuk i firmos.

Ilir Meta mbetet para proves se firmosies se dekretit për emrin e ministrit të Drejtesisë Ulsi Manja, të cilin e ka akuzuar vetë si blerës dhe manipulues votash, ndonese me vendim gjykate ai nuk ka asnje fakt.

Këtu do duket burrnia dhe forca kushtetuese e Ilir Metës e jo te vonesa për firmosien e dekretit për kryeministrin.

Nuk kemi aspak hallin e Edi Rames, pasi e mira do të ishte që ai të rrëzohej nga opozita me vota me 25 prill dhe të largohej nga politika.

Por Opozita u përça dhe u shkermoq.

Tani fitues është Edi Rama.

Ai duhet rrëzuar nga Opozita, por nëse do kemi një opozitë të vendosur e jo siç e kemi parë deri tani që ishte zhgenjyese dhe aspak e besueshme.

Ilir Meta nuk ka rrugë tjetër veçse ta firmos dekretin për kryeministrin.

Eshtë shah mat!

Sa me shumë e vonon gjoja sikur po e verifikon emrin për kryeministër ai krijon një humor të zi për emrin e Presidentit.

Ilir Meta do të shikohet sa është President që mbron Kushtetuten vetëm kur të vendos për Ulsi Manjen.

Nëse nuk e do Edi Ramen le të jap dorëheqjen si President dhe të zbresë në fushen e betejes politike në sheshe.

Por kjo kërkon një Ilir Meta tjetër e jo këtë që është sot!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit