Home KRYESORE Video editori...

Video editorial i “Koha Jonë”: Qeveri e re, por jo me kalamaj!

114
0

Qeveri e re, por jo me kalamaj!

Nga Daniel Muçaku, kryeredaktor KOHA JONE

Edi Rama po skicon emrat e fundit për qeverinë e re të shtatorit të këtij viti, ku pasi hyri në histori si kryeministri që merr tre herë rrjesht mandatin qeverisës, ai tashmë do ballafaqohet me një opozitë reale në parlament, me një kërkesë gjithnjë në rritje për mirëqënie ekonomike, me një Ballkan të zgjeruar, me një Europë gjithnjë e më skeptike e të mbledhur në vetvete dhe me Amerikë përherë e më mike me të dhe Shqipërinë.

Natyrisht që duhen njerëz të rinjë në qeveri, por nuk duhen të rinjë sa për fasadë apo kalamajë të bukur, sepse Edi Ramës do ti duhet të ballafaqohet me sfida të reja dhe të rrezikshme në këtë mandat.

Ndaj duhet kombinuar elementi i ri dhe femëror si kabinet, por nuk duhet bërë një qeveri fasadë, ku do ta bëjë vetë punën kryeministri, duke qenë edhe ministër për çdo ministri.

Edi Rama duhet të risjellë disa emra me eksperiencë në qeverisje, të cilët janë të sprovuar dhe që futën direkt në punë, e jo si disa emra, siç po përflitet koridorëve të PS, se do jenë si fasadë bukurie apo thjesht se janë femra!

Edi Rama nuk ka pse kompleksohet se mban apo risjellë disa emra si ministra. Atij i duhet puna dhe zgjidhja e probemeve.

Njerëzit duan premtimet e jo dorën mbi supe nga një bukuri femërore, e cila në darkë shuhet kur shikon se nuk ke bukë në sofër!

Edi Rama duhet të mendojë se ky është mandati i fundit si kryeministër, pavarësisht se me këtë opozitë ai bëhet babagjysh në qeveri si ato të Vitit të Ri, por përherë nuk i dihet se mund të dalë një opozitë e re nga populli dhe të përmbys gjithçka.

Qeveria e re duhet të jetë që punon e zgjidh halle e jo duke ruajtur përqindjet kaq femra e kaq fillestar si ministra!

E thamë se do jetë një qeverisje e fundit dhe e vështirë, ndaj duhet kujdes nga kryeministri në përzgjedhjen e emrave për ministra.

Nuk është keq nëse disa që i ka, ti mbajë prapë, sepse kanë eksperiencë dhe janë dalluar në vendimmarrje të shpejta.

Siç edhe mund të rikthejë ndonjë ish-ministër që ka dhënë prova pune dhe prakticiteti.

Natyrisht që ata që nuk shikohen nga populli duhet të ikin me vrap nga qeverisja.

Dhe nuk është keq nëse ndonjë e merr edhe SPAK-u me vete!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit