Home ShowBiz VIDEO/ Egla C...

VIDEO/ Egla Ceno nuk ka dalë nga shtëpia, ”Big Brother” tregon të vërtetën

6077
0

Të dielën në drekë, në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3”, erdhi një zarf i zi, në të cilin ishte shkruar që aktorja Egla Ceno skualifikohet nga gara, por një promo e publikuar në faqen zyrtare të reality show-t këtë të hënë, ka trazuar rrjetin. Në këtë video na tregohet se aktorja Ceno është ende në shtëpinë e famshme.

Ajo ndodhet e izoluar në një dhomë brenda shtëpisë më të ndjekur të momentit. Por se çfarë do të ndodhë në vazhdim, duhet të presim të martën në mbrëmje, në spektaklin e radhës nën drejtimin e Ledion Liços. Disa e lidhin me 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, disa janë të befasuar nga ky vendim për izolimin e Eglës, e cila u skualifikua nga gara.

Vendimi erdhi pas incidenteve me Meritonin, ku i hodhi alkool në fytyrë. Ndërkohë, një vendim pritet të merret edhe për Ilnisën e Meritonin, si personat që e provokuan banoren.

Në këtë dhomë e cila është e gjithë në të bardhë që disa e kanë komentuar si dhomë spitali psikiatrik, Egla luan me litar, shtrihet dhe shkruan diçka përtokë. Aktorja është kthyer në padyshim banoren fenomen të këtij edicioni, ka luajtur pa filtra dhe ka trazuar lojën në shumë dimensione. Duket theksuar se videoja në Instagram në më pak se 1 orë ka marrë 1 milion shikime dhe qindra e mijëra mesazhe, duke vërtetuar edhe njëherë që ajo është Bigu i këtij viti, bashkë me gabimet dhe stretegjinë e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit