Home Bota VIDEO/ Frikë ...

VIDEO/ Frikë për jetën, dhjetëra emigrantë bllokohen në det. Anija greke nuk i ndihmon

880
0

Në mes të detit, dhe lutja e tyre është që të shpëtojnë. Një grup refugjatësh kurdë rrezikojnë jetën, teksa lëvizin në një anije të dëmtuar, pa ujë dhe pa ushqim në ujërat e detit Jon.

Sipas mediave greke, rreth 85 refugjatë politikë, kryesisht nga Irani dhe Iraku, u nisën për në Itali për të kërkuar azil politik, por filluan të tërhiqeshin në detin Jon nga era, kur anija e tyre pushoi së punuari. Një anije mbërriti, por nuk pranoi t’i ndihmonte, duke i lënë refugjatët duke lundruar në det të hapur.

Autoritetet ishin indiferente ndaj situatës dhe i drejtuan në Autoritetin Portual të Zakynthos kur ata bënë thirrje për shpëtimin e azilkërkuesve pranë ishullit Zakynthos në anën perëndimore të vendit.

Thuhet se shumë persona të lidhur me skafin në fjalë kanë kontaktuar rojet bregdetare greke dhe kanë dhënë informacion për vendndodhjen e refugjatëve, numrat e kontaktit të tyre, numrin e personave në varkë dhe situatën në varkë. Refugjatët në varkë thanë se thirrën rojet bregdetare greke dhe 112 dhe thirrën ndihmë urgjente.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit