Home Aktualitet VIDEO/ Hidhte...

VIDEO/ Hidhte plehrat në Himarë, Policia zbulon hotelin dhe i vë gjobën e majme

13
0

Një hotel në Himarë është gjobitur me 500 mijë lekë për hedhjen e mbeturinave jashtë koshave dhe duke mos respektuar oraret e caktuara nga bashkia. Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, teksa shpërndan videon në rrjetet sociale, thotë se gjoba të tilla do të aplikohen për çdo subjekt që ndot ambientin.

”Ndëshkim për hotelet që ndotin! Koshat nuk janë për sasitë e mëdha të mbetjeve që gjenerojne hotelet, por për qytetarët!

Policia Bashkiake e Himarës ka reaguar duke gjobitur hotelin në bregdet. Prej ditësh ishte kthyer në gangrrenë, duke mos zbatuar oraret e hedhjes së mbetjeve në grafikun e përcaktuar nga bashkia, por i hiqte nga territori i vet në çdo moment të ditës duke i derdhur në rrugë

E PAFALSHME! Mos dëmtoni sezonin, mos cenoni mjedisin! Jemi në koordinim me Policitë Bashkiake dhe me Policinë e Shtetit dhe gjobat do të aplikohen ndaj çdo çmendurie të tillë”,-shkruan Kumbaro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit