Home ShowBiz VIDEO/ Kejvin...

VIDEO/ Kejvina vijon postimet kundër Kiarës: Do hidhem nga gardhi i Big-ut që ta takoj

167
0

Pas skualifikimit nga gara e ”Big Brother” më 17 janar, Kejvina Kthella qëndroi në heshtje. Më pas tregoi se mbështet Luizin dhe ditët e fundit është kundër Kiarës. Ajo ka reaguar ashpër ndaj disa veprimeve apo deklaratave të moderatores. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe ditën e sotme. Modelja atraktive ka postuar në “Instastory” një video te saj.

Bashkëngjitur me të cilën shkruan se ka arritur në pikën që mund të bëjë ndonjë gabim të dytë dhe të hyjë nga gardhi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. ”Me vërtet kam bërë një gabim aty brenda, por mos u habisni në qoftë se më shikoni duke bërë një gabim tjetër duke hyrë aty brenda në mënyrën time (nga gardhi, nga qielli, nga të më vijë) vetëm të takoj pak njërën. S’ka mundësi që po e përjetoje dhe nga jashtë”, shkruan Kejvina në postimin e saj.

Kujtojmë se ish-banorja e BB VIP reagoi edhe kur Luiz Ejlli veshi bluzën që ajo i kishte dhuruar dhe Kiara i tha ta hiqte “Aman ma largo këtë bluzën, ma hiq”, i tha Kiara Luizit. “Ma ka dhënë Kejvina”, ia ktheu Luizi. “Eh moj Kiara bukuroshe po kur merrje gjërat e mia aty brenda të pëlqenin?”, shkruante modelja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit