Home ShowBiz VIDEO/ Lady G...

VIDEO/ Lady Gaga shfaqet në OSCAR me një bluzë dhe xhinse të grisura: Mund të jesh heroi i vetes

80
0

Lady Gaga u ngjit në skenën e ndarjes së çmimeve Oscar 2023 për të performuar këngën “Hold My Hand”. Gaga kishte vendosur të mos e performonte këngën live, por këngëtarja ka bërë një surprizë mbrëmjen e së dielës, kur doli në skenë. Ajo u shfaq fillimisht në tapetin e ceremonisë me grim të rënduar.

Në skenë grimi i rëndë ishte zhdukur dhe ajo vendosi të vishte një bluzë të zezë dhe xhinse të grisura. Ishte padyshim një pamje më natyrale. Ndoshta askush nuk e njohu atë.

“Është thellësisht personale për mua. Ne kemi nevojë për dashuri për të ecur përpara në këtë jetë dhe të gjithë kemi nevojë për një hero ndonjëherë. Ka heronj kudo rreth nesh, por mund të kuptosh se mund të jesh heroi i vetes, edhe nëse ndihesh i thyer brenda”,-tha Gaga.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit