Home Bota VIDEO/ Liderë...

VIDEO/ Liderët mblidhen në OKB për punë, por bëjnë qef edhe në rrugët e SHBA-së

86
0

Në SHBA, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk është vetëm ditë punësh. Liderët e rajonit të Ballkanit dhe jo vetëm, nuk po harrojnë të bëjnë qef. Kryeministri ende në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka publikuar në Instagram, një video ku shihet duke ecur me biçikletë ndërsa shijon pamjen nga qyteti që nuk fle kurrë, edhe pse i veshur me kostum.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dritan Abazović (@dritan.abazovic)

Aleksandër Vuçiç, i cili ka zhvilluar edhe një takim me Edi Ramën, takoi herët në mëngjes mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Marko Gjuriç. Ambasadori i Serbisë në SHBA dhe presidenti, të veshur të dy me tuta dhe tejet sport, shijuan kohën e tyre me sport, para se të nisnin aktivitetet politike.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka publikuar një video në Instagram, ku shihet teksa bisedon me një shofer taksie. “Kështu filloi udhëtimi jonë në SHBA”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kyriakos Mitsotakis (@kyriakos_)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit