Home Aktualitet VIDEO/Mesha f...

VIDEO/Mesha funebre për Silvio Berlusconin, përcillet për në banesën e fundit

140
0

Në kishën katedrale të Milanos, pasditen e sotme u zhvillua ceremonia mortore shtetërore për Silvio Berlusconin. Ish-kryeministri u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare në spitalin San Rafaele të Milanos, ku së fundi kurohej nga leucemia kronike.

Të pranishëm në meshën funebre të drejtuar nga kryepeshkopi i Milanos ishin dhjetëra krerë shtetesh dhe mijëra të ftuar. Ndër ta është edhe kryeministri Edi Rama, i ulur në vijën e dytë të të ftuarve në krah të homologut hungarez Viktor Orban.

Në vijën e parë ishin edhe presidenti italian Serxho Matarela dhe kryeministrja Xhorxha Meloni, bashkëshortja dhe 5 fëmijët e ish-kryeministrit. Italia është në zi kombëtare dhe flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit