Home Aktualitet VIDEO/ Moment...

VIDEO/ Momenti i rrëmbimit të 14-vjeçares, që më pas e vr*në në Shkup

183
0

Këtë të enjte, mediat maqedonase kanë publikuar pamjet ku shihen automjetet në të cilat është transportuar 14-vjeçarja Vanja Gorçevska (Gjorçevska) pas rrëmbimit të saj. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, shihet kur dhe si ka ardhur vajza në fshatin Brazdë, si dhe kohën e saktë se kur i është djegur automjeti.

Rreth orës 7:55, një makinë kalon në këtë rrugë të frekuentuar ndërsa automjetit i është djegur rreth orës 09:37.

Makina është filmuar duke nxituar drejt fshatit Brazdë, në momentin kur ka qenë në Vizbegovë, e cila është rreth 15 minuta larg vendit ku është gjetur trupi i Vanjës. Nuk dihet nëse në automjet ndodheshin Vanja e rrëmbyer, Ljupçe apo ndonjë nga të dyshuarit tjerë.

Në video shihet se në “Citroen” ka qenë një shofer dhe një pasagjer, të veshur me kapele të zeza, por edhe se pjesa e pasme e veturës duket bosh, edhe pse shihet diçka që të kujton një çantë të bardhë, transmeton Blic.

Kamera, e cila është vendosur në një pronë private, tregon “Renault Kango” duke kaluar i pari dhe më pas “Citroen” i vjedhur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit