Home POLITIKE VIDEO/ Rama: ...

VIDEO/ Rama: Mali i Zi një anëtar i çmuar i NATO-s, Dritani e shikon politikën si qytetar

42
0

Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Malit të Zi kanë dalë në një konferencë për mediat, pas takimit që zhvilluan në kuadër të turit Ballkanit të Edi Ramës për Procesin e Berlinit dhe për Samitin e ardhshëm të NATO-s. Rama i thuri elozhe Dritan Abazoviçit nga Podgorica, ku e quajti një mik të çmuar që e sheh politikën si qytetar, e jo si përfaqësues i një etnie.

”Është një kënaqësi shumë e veçantë sa herë takohem me mikun tim Dritan, sepse është ndër të paktët në Ballkan që e shikon politikën si qytetar dhe jo si përfaqësues i një etnie, dhe kjo është diçka sa e rrallë aq edhe e çmuar. Jemi në një fazë tjetër të historisë sonë dhe brezat nuk do ta falnin kurrë nëse nuk do të bënim të gjitha përpjekjet tona për të ndaluar që rajoni të kthehej mbrapsht deri te konfliktet që kanë shkaktuar gjakderdhje të mëdha dhe kanë hapur vija të thella urrejtjeje mes vendeve.

Ne jemi jo vetëm në një linjë politikisht, por edhe në një horizont të përbashkët në përqasje. Çdo gjë që ushqen konflikt në rajonin tonë, për ne është problem dhe ne nuk jemi në asnjë moment të gatshëm për tu bërë pjesë, por përkundrazi ne jemi për paqe për njerëzit, që ata të kenë më shumë punë, të ardhura dhe jo përralla heroizmash. Ne kemi nevojë për modele të reja, të cilat të frymëzojë të tërë se si të jemi më inovativë, më kreativë, si ti bëjmë ekonomitë tona më të forta”,-tha Rama.

Kurse Abazoviç deklaroi gjatë konferencës për shtyp me homologun Edi Rama, se rajoni i Ballkanit është i lodhur nga e shkuara dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja europiane. Abazoviç u shpreh se diskutoi me Ramën për Procesin e Berlinit dhe takimin informal që do të mbahet më herët mes liderëve të rajonit për të shkuar me një qëndrim të përbashkët në samitin e tetorit që do të mbahet në tetor.

“Brenda këtij turneu erdhi miku ynë Edi Rama. Patëm një takim të gjatë vetëm dhe më pas me delegacionin. Pozita e Malit të Zi është e qartë, ne jemi vetëm për bashkëpunim në rajon dhe duam që kjo të jetë një rrugë që të ndjekin dhe fqinjët tanë. Qëllimi është që rajoni të fokusohet te e ardhmja. Jemi të lodhur nga e shkuara, sigurisht që ka ende çështje të hapura. Fokusi i rajoni duhet të jetë te rruga drejt BE. Ndamë mendime për samitin e Tiranës për Procesin e Berlinit. Marrëdhëniet tona janë të mira. Rama është i mirëpritur në Malin e Zi. Duhet t’i zgjidhim çështjet në mënyrë paqësore, të gjenerojmë stabilitet dhe drejtësi”, tha Abazoviç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit