Home POLITIKE VIDEO/ Rama: ...

VIDEO/ Rama: Vijon instalimi i sistemit të ri të ndriçimit LED me kursim energjie me Bulevardin ”Bujar Bishanaku”

420
0

Investimet në infrastrukturë, por edhe në ndriçim kanë transformuar rrugët e qytetit të Shkodrës, të cilave së fundi i është shtuar edhe ndriçimi LED. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se një tjetër rrugë me ndriçim LDE do t’i shtohet Shkodrës.

”Vazhdon instalimi i sistemit të ri të ndriçimit LED me kursim energjie me Bulevardin “Bujar Bishanaku””,-shkruan Rama.

Bashkia Shkodër po vijon punën për ndriçimin e rrugëve me teknologjinë LED, ndërkohë që është një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO.

Rreth 50 milionë lekë të reja është fondi që përfiton Shkodra nga ky projekt, i cili përfshin ndriçimin me teknologjinë LED të 11 rrugëve kryesore të qytetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit