Home Aktualitet VIDEO/ Ryshfe...

VIDEO/ Ryshfet efektivit të rrugores, 44 shoferë të arrestuar. Policia apelon për respektimin e rregullave

29
0

44 është numri i të ndaluarve për tentativë korrupsioni të punonjëve të Policisë Rrugore. Sipas njoftimit të Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë 24-orëve të fundit, janë prangosur 4 drejtues mjeti, pasi janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke tentuar ti japin ryshfet efektivit të Policisë Rrugore.

“Shkon në 44 numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë. Gjatë 24 orëve të fundit katër shtetas janë arrestuar përkatësisht shtetasi me iniciale, E.R 19 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie, shtetasi M.S 52 vjeç i cili u konstatua duke përdorur aparatin celular, shtetasi T.K 35 vjeç i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe shtetasi N.Sh 19 vjeç i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie”, njofton Policia Rrugore Tiranës.

“Të kapur në shkelje këto shtetas kanë tentuar t’i ofrojn punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet. Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112”, përfundon njoftimi i Policisë Rrugore të Tiranës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit