Home Kronike VIDEO/ Të pre...

VIDEO/ Të presësh me gërshërët e kuzhinës ”Rolex-it britanik”

22
0

Të rinjtë shqiptarë janë bërë kryefjalë në median britanike ”The Telegraph”, e cila ka publikuar një artikull që i dedikohet emigrantëve shqiptarë. Ato kanë publikuar video të marra nga TikTok, ku tregohet se si emigrantët heqin byzylykun GPS që iu vendoset pasi janë kapur nga emigracioni.

Bashkangjitur videos, ato sjellin edhe bisedat e emigrantëve, të cilët nuk i tremben aspak këputjes me gërshërët e kuzhinës të “Rolex-it britanik”, siç e quajnë ndryshe GPS.

Një prej të rinjve paralajmëroi se heqja e byzylykut mund të sjellë një burg 28 ditor, por një tjetër përgjigjet: Të bësh 28 ditë burg nuk është asgjë. Është po aq e lehtë sa të hash bukë e djathëë

Byzylykë elektronikë janë parë si një formë për të vëzhguar çdo lëvizje të emigrantëve, përpara se ato të dërgohen në azil. Sekretarja për çështjet e Brendshme, Suella Braverman, tha se po konsideronte të gjitha mundësitë për të ushtruar një farë kontrolli mbi emigrantët që mbërrijnë me varka të vogla, mes të cilëve edhe shumë shqiptarë.

Rreth 4,000 kriminelë dhe emigrantë të huaj janë të etiketuar. Shqiptarët përfaqësonin 28% të shkelësve jashtë shtetit në etiketat në vitin 2022.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit