Home Aktualitet VIDEO/ U kryq...

VIDEO/ U kryqëzua në rrjet, reagon gazetarja që i tha live nënës se vajza i ka vdekur: Përdorëm fjalët e gabuara

2950
0

Një moment shokues është dhënë në ekranin shqiptar. Kjo pasi nëna e 22-vjeçares Brisilda Nexhipi, mori live lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të vajzës së saj, gjatë transmetimit live në emisionin “Pa Gjurmë”.

Mënyra e ndjekur nga moderatoreja e emisionit, Odeta Dume, për t’i dhënë këtë lajm të trishtë nënës së 22-vjeçares u gjykua nga publiku, të cilët shpërthyen me komente negative në rrjetet sociale.

Odeta Dume përmes një videomesazhi i ka kërkuar falje nënës së Brisildës, familjarëve si dhe të gjithë teleshikuesve të cilët u tronditën nga kjo histori. Gazetarja pranon se mënyra si ajo dha lajmin ishte e gabuar, teksa ka treguar se për këtë gabim është kryqëzuar nga ndjekësit.

“Detyra jonë ishte të informonim nënën për këtë lajm tragjik dhe vendosëm ta bënim në këtë studio. Këtu ku nisi dhe mbaroi kërkimet. Por, ndodh që ka dhe histori që kanë një përfundim tragjik. Nuk ka një mënyrë të duhur për ti përcjellë nënës një lajm tragjik, nuk ka fjalë të duhura, dhe ne dje gabuam, përdorëm fjalët e gabuara.

Dua ti kërkoj falje nënës së Brisildës, familjarëve  dhe teleshikuesve që u tronditën nga kjo histori. Unë marr përsipër përgjegjësinë e plotë dhe ju siguroj që për mua stafin tim ishte një tragjedi nga e cila mësuam shumë nga ajo që bëmë . Dje unë llogjikova gabim dhe ju më kryqëzuat duke ndjellë vrer dhe mallkime për familjen time”, tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Odeta (Dume) Mandro (@odetadume)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit