Home Aktualitet VIDEO/ Ushtar...

VIDEO/ Ushtarët ukrainas do mjekohen në Malin e Zi? Zelensky arrin marrëveshjen në Tiranë

90
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë qëndrimit në Tiranë për Samitin që u mbajt për vendin e tij, u takua dhe me homologun malazez, Jakov Milatoviç. Pasi e falënderoi për mbështetjen, Zelensky bisedoi me Milatoviç për trajtimin mjekësor të ushtarëve ukrainas të plagosur në luftë, në Malin e Zi.

Zelensky më pas e ftoi presidentin malazez që t’i bashkohet konferencës së paqes që do të mbahet së shpejti në Zvicër.

“Kam pasur një takim me Presidentin Jakov Milatoviç dhe e falënderoj Malin e Zi për pritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Ne diskutuam gjithashtu trajtimin mjekësor dhe rehabilitimin për ushtarët ukrainas në Mal të Zi.

I jam mirënjohës Malit të Zi që iu bashkua Deklaratës së Vilniusit të G7 dhe Formulës së Paqes të Ukrainës. E informova Presidentin Milatoviq për Samitin e parë Global të Paqes në Zvicër në kuadër të përpjekjeve tona për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne gjithashtu koordinuam bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar të Ukrainës dhe Malit të Zi”, shkruan Zelensky.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit