Home POLITIKE VIDEO/ Zbuloh...

VIDEO/ Zbulohet takimi i fshehtë Basha-Balla

1443
0

Në “Çim Peka Live”, u publikua video e takimit të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës. Në pamje shihet momenti kur ata mbërrijnë në një apartament që figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij.

Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 MO, makinë e njërit prej bashkëpunëtorëve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy).

Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve dhe më pas u mor ai vendim që dihet tashmë. Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin. Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla. Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin.

Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikes së tij, duke zbritur shkallët në këmbë dhe me vrap. Sakaq, mësohet se Balla dhe Basha janë takuar edhe te resorti i Gjergj Lucës, si dhe në disa ambiente të tjera në Tiranë, takime të cilat gjithnjë janë mohuar nga të dy. /Syri.net/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit