Home Aktualitet Vidhnin te li...

Vidhnin te liqeni i Tiranës, arrestohen dy policë! U vinin prangat të rinjve që pinin hashash dhe u merrnin paratë

1185
0

Një efektiv i rendit dhe një i Policisë Bashkiake u arrestuan pasi akuzohen për vjedhje në zonën e Liqenit artificial në Tiranë. Mësohet se efektivi i komisariatit 1, S. Cani dhe polici bashkiak i Tiranës, S. Muzikanti, ishin në vëzhgim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas denoncimeve të ardhura nga qytetarët.

Sipas policisë, duke shfrytëzuar detyrën, ata ndalonin të rinj në zonën e Liqenit, që i kapnin duke pirë cigare hashashi. U vinin dhe prangat që të dukeshin sa më të besueshëm që po bënin detyrën, dhe u merrnin paratë, duke i lënë më tej të lirë në këmbim që mos t’i shoqëronin në komisariat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit