Home KRYESORE Edi Paloka: A...

Edi Paloka: Alibeaj vulën e do prej Ramës dhe votat prej Berishës!

350
0

Deputeti Edi Paloka i është përgjigjur Alibeajt lidhur me ftesën e këtij të fundit drejtuar të kandidatëve të Primarëve që të futen në zgjedhjet e 14 majit me logon e PD-së.

Alibeaj vulën e do prej Ramës dhe votat prej Berishës. Alibeaj nuk i njihte Primaret, ftesa për bashkëpunim paska qenë hipokrizi e tij. Do të jemi me partitë që kemi marrëveshje PL dhe PBDNJ, po ashtu po bisedohet edhe me parti të tjera“, shkruan Paloka në reagimin e tij.

Pra njeriu kryesor, pas Berishës, ka treguar se nuk ka asnjë shans që kandidatët e Primareve të jenë në listat e PD-së te Enkelejd Alibeajt.

Nga ana e tij sot kreu i PL, Ilir Meta tha se “Kandidatët nuk janë të Sali Berishës, janë të primareve, një proces historik që ka ndodhur në Shqipëri për herë të parë. I aplikuar me shumë guxim dhe kurajë në një shtet që udhëhiqet nga një klikë mafioze. Pra procesi i primareve ku morën pjesë me dhjetëra mijëra demokratë në të gjithë vendin ka nxjerrë super kandidatë që nuk i takojnë më Sali Berishës dhe demokratëve por të gjithë qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Nuk ka mekanizëm dhe hile që i ndalon superkandidatët të triumfojmë në 14 maj. Këtë proces e udhëheqin qytetarët”- theksoi Ilir Meta.

Pra do të kemi dy kandidatë nga radhët e opozitës; një nga koalicioni Berisha-Meta-Dule dhe një tjetër nga PD e drejtuar nga Alibeaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit