Vijon prej katër ditësh zjarri në Karaburun, flakët shkrumbojnë pemë e shkurre

Dita e katërt e zjarrit në Karaburun. Prej disa ditësh flakët kanë përfshirë pemë e shkurre në gadishullin e Karaburunit teksa terreni malor vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Ndonëse forca të ushtrisë dhe zjarrfikëseve të Vlorës janë angazhuar në aksion, lufta me flakët bëhet me mjete rrethanore, pasi makinat është e pamundur të shkojnë në zonat ku ndodhen vatrat e zjarrit. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

SHKARKO APP