Home POLITIKE Vijon rritja ...

Vijon rritja e shifrave, 7 viktima dhe mbi 2100 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

99
0

Edhe në 24 orët e fundit, shifrat e Covid-19 janë në rritje në Shqipëri. Betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 7 pacientë të shtruar në spitalet Covid. ”Një qytetare 43 vjeçe nga Lushnja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 50-71 vjeç, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Mallakastër 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 82 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 7626 testime, kanë rezultuar pozitivë 2179 qytetarë. ”1120 në Tiranë, 118 në Durrës, 93 në Shkodër, 89 në Elbasan, 65 në Gjirokastër, 60 në Vlorë, 59 në Fier, 44 në Lushnje, 40 në Berat, 38 në Sarandë, 36 në Kamëz, 35 në Kurbin, nga 24 qytetarë në Krujë, Mat, 23 në Korçë, 19 në Tepelenë, nga 18 qytetarë në Pogradec, Vorë, nga 17 qytetarë në Lezhë, Devoll, 16 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Skrapar, 13 në Mallakastër, 12 në Dibër, 10 në Librazhd, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Mirditë, Divjakë, Cerrik, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Belsh, Himarë, Shijak, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Selenicë, Përmet, nga 5 qytetarë në Peqin, Tropojë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Has, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Roskovec, Finiq, Maliq, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Klos”.

Janë 19,131 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206,384 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2179
Të shëruar në 24 orë 824
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 7626
Testime totale 1,564,562
Raste pozitive 228,777
Raste të shëruara 206,384
Raste aktive 19,131
Humbje jete 3,262

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9495
Durrës 1537
Fier 1436
Elbasan 1385
Vlorë 1125
Shkodër 1137
Gjirokastër 833
Berat 618
Lezhë 593
Korçë 551
Dibër 252
Kukës 169

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit