Home Aktualitet Vijon sherri ...

Vijon sherri mes deputeteve të PD: Flutura në kabinën e qeverisë

453
0

Përpos përçarjes, dy deputetet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Flutura Açka prej disa ditësh janë përfshirë në një debat me njëra-tjetrën, ku nuk i kanë ndalur akuzat dhe replikat.

Shkak ka qenë situata tek Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Komunikimit, ku zonja Açka është kryetare ndërsa Zhupa anëtare. Kjo e fundit e ka akuzuar Flutura Açkën se mbron qeverinë dhe ministren e Kluturës, Elva Margariti. Ndërsa Açka e akuzon Zhupën se po përdoret nga të tjerët.

Edhe sot ato kanë patur replika me njëra-tjetrën përmes postimeve në rrjetet sociale, ku Açka e nis reagimin me titullin “Ina, dalë nga shina”, ndërsa Zhupa me titullin “Flutura në kabinën e qeverisë”.

Ina Zhupa ka publikuar edhe videon e të gjitha herëve kur Açka ka votuar pro vendimeve të qeverisë Komision dhe sipas saj, për këtë mban rekord si deputete e opozitës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit