Home Kronike Vila ishte kt...

Vila ishte kthyer në ”shtëpi bari” dhe një ”strehë” për arsenal armësh

944
0

Vëllezërit Fredi dhe Selman Krasniqi, e kishin kthyer vilën e tyre në Shijak, në “shtëpi bari”. Katin e tretë dhe të katërt të banesës, e kishin kthyer në një ambient për të kultivuar kanabisin, ku policia sekuestroi 444 rrënjë, si edhe 222 llamba elektrike e pajisje të tjera që shërbenin për të kultivuar drogën.

Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Policia ka arritur të arrestojë pronarin e banesës, Fredi Krasniqi, 46 vjeç, ndërsa vëllai i tij Selman Krasniqi, 43 vjeç është shpallur në kërkim.

Në deklaratën për mediat, drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj tha se dyshojnë se kultivimi i lëndëve narkotike është bërë për llogari të grupeve kriminale, si edhe se arsenali u përket bandave që operojnë në qytetin e Durrësit. Agjentët antidrogë kishin marrë njoftim se në një banesë në fshatin Sallmone fare pranë qytetit të Shijakut kultivoheshin bimë narkotike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit