Home Aktualitet Vizioni i Ger...

Vizioni i Gerti Bogdanit për Tiranën

57
0

Një nga dy kandidatët për primaret në PD për Tiranën, nga ku do të dalin edhe kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, është edhe Gerti Bogdani. Dinjiteti, mirëqenia dhe transporti publik janë shtyllat kryesore ku do të mbështet programi i tij për Tiranës, pas përfundimit të primareve.

“3 shtyllat kryesore; njëra prej tyre është dinjiteti. Ky është një qytet sot që nuk respekton qytetarët bashkia funksionon në paligjshmëri, me pronën publike si shkatërrimi i teatrit, trashëgimi e qyteti dhe Shqipërisë. Lagjja 5 Maji, Shkoza, Baldushku, Kombinati e lagje të tëra ka paligjshmëri për pronën e mungesë respekti për qytetarët. Mirëqenia është tjetër shtyllë.

Sot i krijon problematika që nga trafiku që të vjedh kohë e para. Problemi i parkimit, qytetarët e kanë çështje të përditshme. Të gjitha hapësirat e parkimit janë me pagesë, gjobat me parkimin. Transporti publik lë për të dëshiruar. Një nga vendet më të pasigurta është urbani i Tiranës, çmimi i biletës u shtua, cilësia nuk është rritur. Përmirësimi i transportit publik rrjedhimisht përmirëson dhe trafikun dhe ndotjen”.

Pjesë e fushatës së tij do të jetë dhe uji i pijshëm që ka dështuar me furnizimin 24 orë, hapësirat publike, Teatri Kombëtar, muralet dhe transparenca.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit