Home KRYESORE Vizitë e suks...

Vizitë e suksesshme në Berlin

441
0

Nga Jonida Halili-

Sot kryeministri Rama ndodhet në Berlin, kryeqytetin gjerman. Fillimisht u prit nga kryebashkiakja e Berlinit, Franziska Giffey. Më pas takoi Presidentin Federal të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, gjë që ishte një vlerësim për Shqipërinë dhe natyrisht për kryeministrin Rama.

Në fund u prit nga Kancelari federal gjerman, Olaf Scholz. Në konferencën e përbashkët për shtyp dukej hapur vlerësimi, por edhe interesimi gjerman për Ballkanin Perëndimor e veçanërisht për Shqipërinë.

E parë në sfondin e luftës kur Rusia ka pushtuar Ukrainën, por edhe në momentin kur ka një rritje të forcës ushtarake serbe nga Rusia e Kina apo kur kazani në Bosnjë Hergovinë po zien, vizita e kryeministrit shqiptar ishte në interes të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Gjermania historikisht ka qenë e vëmendshme ndaj Ballkanit, pasi interesat e saj strategjikë ç’ekulibohen nga një Ballkan i trazuar.

Kryeministri Rama e njeh mjaft mirë situatën aktuale europiane, frikën e disa shteteve nga ariu rus, luan mjeshtërisht përkrahjen e hapur të SHBA ndaj tij, sikurse së fundi mori edhe simpatinë e kryeministrit britanik Johnson.

Por për të shënuar tripikshin në koshin e Brukselit, si ish basketbollist, i duhet të heqë nga qafa barrën maqedonase dhe e realizoi me anë të një Këshilli Kombëtar. E tha edhe sot para Kancelarit gjerman se nëse qershori sjellë prapë sherrin bullgaro-maqedonas, atëhere na ndani nga Maqedonia.

Kjo është vizita më e sukseshme e kryeministrit shqiptar, sepse u prit nga kryebashkiakja e Berlinit, Presidenti federal dhe kancelari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit