Home Aktualitet Vjedhja e ish...

Vjedhja e ish-zyrtares Klosi, gazetari Hoxha: Do zbardhen aferat e njerëzve të rëndësishëm

486
0

Gazetari Artan Hoxha thotë se vjedhja e shtëpisë së ish-zyrtares Alda Klosi mund të zbardhë shumë më tepër se thjesht burimin e 120 mijë eurove. Hoxha tha se pastrueses Rozeta Dobi mund t’i ofrohet një marrëveshje për të zbuluar dokumentet që mund të ketë parë në shtëpisë e zyrtarëve që ka punuar.

“Sigurisht që do jetë një hetim shumë interesant dhe mendoj se do ketë materiale që hetimi ti kalojë në duart e SPAK-ut. Besoj se nëse Rozetës do ti ofrohet një marrëveshje ajo do bashkëpunojë dhe do japë të dhëna shumë interesante.

Ajo ka qenë një punonjëse që ka punuar në një seri banesash vipash në administratë ose që janë në biznes. Në Tiranë kështu funksionon, sepse shkojnë me të njohur. Ne po merremi sot me çfarë është vjedhur, ato që ka vjedhur ajo janë rreth gjysmë milionë euro, duke hequr bizhuteritë, etj.

Gjëja më e madhe është informacioni që mund të ketë marrë kjo zonjë gjatë shërbimit për klientët e vetë, ajo mund të ketë informacione që mund të shërbenin duke i dhënë një spunto SPAK-ut për të zbuluar afera që vështirë se zbulohen. Një pjesë e mirë e parave që qarkullojnë janë para e pisët, kjo ngjarje e dëshmoi atë“- tha Artan Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit