Home Aktualitet Vjen gripi në...

Vjen gripi në Shqipëri, piku i infektimeve do jetë në janar

156
0

Gripi në vendin tonë është i tipit A. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se ky variant pritet ta rëndojë situatën epidemiologjike. Kulmi i infektimeve parashikohet në janar, në bashkëqarkullim me koronavirusin.

“Do të kemi më shumë raste me grip dhe pikun do ta kemi në janar. Meqë presim të kemi grip më të fortë, atëherë rekomandojmë që të kryhet vaksina e gripit, mundësisht sa më shpejt. Sepse në momentin që merret vaksina duhen të paktën dy javë që të krijohen antitrupat”, thotë Rovena Daja, epidemiologe në Institutin e Shëndetit Publik.

Epidemiologët rekomandojnë vaksinimin e kombinuar, për mbrojtjen nga gripi si dhe dozën përforcuese kundër Covid-19. Në qendrat shëndetësore ka nisur vaksinimi ndaj gripit ndërsa në nëntor pritet të vijë vaksinat dy-valente anti-Covid, specifikisht kundër varianteve Ba4 dhe Ba5 të Omicronit.

“Do të jetë vetëm vaksinë “booster”, e tretë ose e katërt, që do të aplikohet te personat që ne i rekomandojmë dhe duhet ta bëjnë”, tha Daja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit