Home Aktualitet Vjosa Osmani ...

Vjosa Osmani dakord që të punojnë me SHBA për Asociacionin, DASH: Jemi pro, të na sjellin projektin

21
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh dakord që të punojnë me SHBA-në për Asociacionin, dhe vjen qëndrimi i parë i Departamentit Amerikan i Shtetit.

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shteti nga Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Annie Verderosa tha për Report Tv, se SHBA-ja është e gatshme të punojë më Republikën e Kosovës mbi këtë cështje të rëndësishme.

“Ne inkurajojmë Kosovën që të paraqesë një projekt-statut dhe jemi të përgatitur të punojmë me kolegët kosovarë dhe të BE-së për të avancuar këtë obligim kritik. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet që ASM (Asociacioni i komunave me shumicë Serbe) duhet të përafrohet me Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”.

Sipas Verderosa, e ardhmja e Kosovës është në duart e institucioneve ndërkombëtare.

“Ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm Dialogun lehtësues nga BE-ja si e vetmja rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E ardhmja e Kosovës është në institucionet evropiane; një proces i lehtësuar nga BE-ja është rruga”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit