Home Sporti Vlahovic dhe ...

Vlahovic dhe një autogol shpëtojnë Juven nga humbja ndaj Cagliarit (VIDEO)

72
0

Juventus bën një tjetër ndalesë në Seria A, teksa nuk ka mundur të shkojë përtej një barazim 2-2 ndaj Cagliarit. Bardhezinjtë në fakt do të shmangnin disfatën, pasi u gjendën në shifrat 2-0 në pjesën e parë.

Gaetano dhe Mina me penallti do të shënonin dy golat e vendasve, ndërkohë që përgjigja e ekipit të Allegrit do të vinte në pjesën e dytë. Vlahovic me një ekzekutim fantastik të goditjes së dënimit dhe një autogol i Dossena-s vendosën baraspeshën.

Me këtë barazim Juventus shkon në kuotën e 64 pikëve në vendin e katërt, por rrezikon që Bologna të afrohet gjithnjë e më shumë, teksa është 5 pikë larg. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit