Home Sporti Vllaznia dhe ...

Vllaznia dhe Kukësi bëjnë paqe, Egnatia shokon kampionët në fuqi

185
0

Vllaznia dhe Kukësi nuk shkuan më shumë se një barazim mes tyre në “Loro Boriçi”Liridon Latifi zhbllokoi sfidën që në minutën e 8-të, ndërsa më pas shkodranët patën disa mundësi për të gjetur golin e dytë, por shpërdoruan dhe në një moment u ndalën edhe nga shtylla.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 68-të me anë të sulmuesit moldav Puntus, ndërsa më pas ishin sërish shkodranët që u hodhën në sulm, por pa ia dalë të gjejnë golin e fitores, ndonëse patën disa mundësi. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte duke lënë Kukësin në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa shkodranët zbresin në vendin e katërt me 25 pikë, dy më pak se Laçi.

Egnatia rikthehet te fitorja pas nëntë javësh duke marrë një fitore 2-1 në “Elbasan Arena” ndaj Teutës.  Artur Magani realizoi dy golat e fitores për ekipin rrogozhinas, që i jep fund ecurisë prej tre humbjeve radhazi dhe i dhuron triumfin e parë trajnerit nga Shkupi. Kjo ishte humbja e pestë në Abissnet Superiore për skuadrën bregdetare, që renditet në vend të gjashtë me 18 pikë, 4 më shumë se Egnatia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit