Home Sporti Vllaznia njeh...

Vllaznia njeh fitore, mposht Kukësin dhe merr vendin e dytë

98
0

Pas dy humbjeve, Vllaznia është rikthyer te fitorja. Shkodranët triumfuan 2-0 në shtëpi ndaj Kukësit, në një ndeshje të bukur dhe me raste.

Herald Marku me një supergol në minutën e 20-të dhe Fjoart Jonuzi në minutën e 44-t, i dhanë fitoren kuqebluve.

Një sukses shumë i rëndësishëm për skuadrën e Josës, që ngjitet në vendin e dytë me 31 pikë, po aq sa edhe Partizani.

Kukësi mban vendin e parafundit në renditje me 22 pikë të grumbulluara.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit