Home Aktualitet Vllaznia nuk ...

Vllaznia nuk fiton dot në Shkodër ndaj rumunëve, i penalizon një penallti e dyshimtë (VIDEO)

217
0

Vllaznia nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim 1-1 në duelin e parë të turit të dytë ndaj Universitatea Craiovës. Në “Loro Borici” skuadra e Josës zhvilloi një ndeshje të mirë përballë rreth 10 mijë tifozëve që mbushën shkallët e impiantit në Shkodër.

Skuadra rumune do të zhbllokonte shirat në fundin e pjesës së par,ë duke fituar një penallti të dyshimtë, pas një faulli të Juric. Ivan nga pika e bardhë do të mposhte portierin Zogovic.

Vllaznia reagon mjaft mirë në fillimin e pjesës së dytë. Hoxhaj shpërblen më së miri besimin e trajnerit për të hyrë në fushë, duke shënuar pas një aksioni të rrjedhshëm. Kuqeblutë nuk u kënaqën me kaq, teksa do të tentonin dhe golin e avantazhit, që në fakt nuk do të vinte. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit