Home KRYESORE VOA: Agjensit...

VOA: Agjensitë amerikane të zbulimit tregojnë se të mërkurën nis sulmi rus mbi Ukrainën

626
0

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan sot (e shtunë) një bisedë telefonike, që zgjati 62 minuta, mes shqetësimeve në rritje për një sulm të afërt rus ndaj Ukrainës.

Në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, thuhej se Presidenti Joe Biden bisedoi sot me Presidentin Vladimir Putin rreth tensioneve që ka krijuar rritja edhe më tej e pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën. Presidenti Biden ishte i qartë se, nëse Rusia ndërmerr një sulm ndaj këtij vendi, Uashingtoni së bashku me aleatët dhe partnerët e tij do të përgjigjen me vendosmëri duke goditur Rusisë me sanksione me kostë të shpejtë e të rëndë. Presidenti Biden përsëriti se një sulm rus do të prodhonte mjerim të gjerë për njerëzit dhe do të dobësonte pozitat e Rusisë. Presidenti Biden ishte i qartë me Presidentin Putin se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten të përgatitura për t’u angazhuar për një zgjidhje diplomatike të situatës, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët e saj, mbeten të përgatitura njëkohësisht edhe për skenarë të tjerë.

Uashingtoni thotë se ka marrë njoftime nga agjencitë e zbulimit se pushtimi mund të ndodhë të mërkurën.

Ambasada amerikane në Kiev ka nisur evakuimin e personelit të saj. Krahas kësaj, Departamenti i Shtetit ka lëshuar udhëzime mbi udhëtimet, duke paralajmëruar amerikanët të mos shkojnë në Ukrainë, për shkak të kërcënimeve të shtuara ndërsa ka këshilluar shtetasit amerikanë që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë.

Disa diplomatë amerikanë pritet të zhvendosen në pjesën perëndimore të Ukrainës, një masë që do t’i lejonte SHBA-ve të ruanin një prani diplomatike në këtë vend, shkruan VOA.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit