Home Bota VOA: Sekretar...

VOA: Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin flet me ministrin e mbrojtjes të Rusisë, Sergei Shoigu

480
0

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin pati të premten bisedën e parë telefonike që nga maji me homologun rus Sergei Shoigu, dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së linjave të komunikimit ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë, thuhet në një deklaratë të Pentagonit.

“Shtetet e Bashkuara do të marrin në konsideratë të gjitha mjetet për të avancuar diplomacinë me Rusinë nëse shikojnë një mundësi të tilë, por për momentin Moska nuk po tregon shenja të dëshirës për t’u angazhuar në bisedime domethënëse, tha të premten Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

“Të gjithë treguesit janë se jo vetëm që i qëndron larg vullnetit për t’u angazhuar në diplomaci domethënëse, por se Presidenti Putin vazhdon të lëvizë në drejtimin e kundërt”, tha Sekretari Blinken gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen franceze Catherine Colonna.

“Ne marrim dhe do të marrim në konsideratë të gjitha mjetet për të avancuar diplomacinë, nëse shohim një hapësirë për ta nxitur me çfarëdo mjeti, sigurisht që do ta shqyrtojmë atë”, tha ia, por shtoi se Moska po vazhdonte të mbështetej gjithnjë e më shumë tek agresioni i saj.

Këtë e njofton “Zëri i Amerikës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit