Home Aktualitet Vodhi një mak...

Vodhi një makinë të parkuar, arrestohet në Kurbin 40-vjeçari. U kap kur po shkonte për ta shitur

83
0

Në pak orë, Policia ka arritur të gjejë makinën e vjedhur në Laç, pas denoncimit të pronarit të mjetit. Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për t’u larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap. Por ai u kap nga uniformat blu dhe u arrestua për akuzën e vjedhjes.

“Si rezultat, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe vlerësimit të çdo informacioni policor për këtë rast, gjatë mesnatës, shërbimet policore të Komisariatit Kurbin kanë lokalizuar mjetin e vjedhur në një rrugicë dytësore dhe autori po tentonte të largohej së bashku me automjetin në drejtim të një qarku tjetër me qëllim shitjen e mjetit.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

Falë punës së mirëfilltë operative hetimore është bërë e mundur identifikimi, kapja e arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit G. N. 40 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit