Home Aktualitet Vora bën inve...

Vora bën investime pa likujduar, Kavajën e ”mbytin” shpenzimet e personelit

99
0

Nga Ministria e Financave, bashkitë e Vorës dhe të Kavajës u cilësuan si dy njësitë e pushtetit lokal me vështirësitë më të mëdha financiare për të qëndruar në këmbë me forcat e tyre. Kështu nëse nuk garantohet shërbimi ndaj qytetarëve, qeveria paralajmëroi se do i marrë administrimin dy bashkive në prag falimenti.

Bashkia e Vorës ka pa shlyer detyrime në vlerën e 4.3 milionë eurove, ndërsa bashkia e Kajavës edhe më shumë, 6.8 milionë euro borxhe. Bashkitë kanë vështirësi edhe në mbledhjen e të ardhurave, për këtë arsye kërkohet disiplinë financiare për të bërë investime të reja.

“Situata në Bashkinë e Kavajës dhe të Vorës është shumë më serioze ku detyrimet e prapambetura shënojnë respektivisht 91.23% dhe 90.54% të shpenzimeve faktike në vitin 2021. Në këto kushte, bashkitë duhet t’i vlerësojnë me kujdes angazhimet e reja financiare në kushtet e ritmeve të ulëta të ekzekutimit të buxhetit”, thuhet në raport.

Sipas një raporti të Ministrisë së Financave, Vora në vitin 2021 në total ka shpenzuar për shërbime, investime apo edhe paga, 4.7 milionë euro, ndërsa borxhet është 4.3 milionë euro. Kavaja ka shpenzuar në total 7,5 milionë euro vitin e kaluar, ndërsa borxhet i ka 6.8 milionë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit