Home Editorial Vota e emigra...

Vota e emigrantëve në rrezik për zgjedhjet 2025

631
0

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video, ndaj kliko)

Ka vite që partitë politike vetëm mashtrojnë për votën e emigrantëve të cilët jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Janë mbi 1 milionë votues që kanë të drejtë vote, por janë në pamundësi të votojnë, sepse politika vetëm sa i gënjen. U tha në pushtetin e Berishës se do të garantojnë votën e çdo emigranti. Asgjë nuk u bë.

Erdhi në pushtet Edi Rama dhe deklaroi se do të bëjnë ligjin e ri për votim të emigrantëve.

Mazhoranca ia kalon fajin opozitës, ndërsa opozita sulmon qeverinë.

Por të dyja palët nuk duan këtë votë, e cila është e saktë dhe nuk blihet dot, sikurse vota paguhet në Shqipëri.

Në prill të vitit të ardhshëm do të jenë zgjedhjet parlamentare e ku duket hapur se Edi Rama do ti fitojë thellë, pasi opozita është e përcarë.

Ndërkohë sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha se ndryshimi i kodit zgjedhor është në dorë të partive politike.

Kreu i KQZ shtoi se këto ndryshime duhet të bëhen 1 vit, ose në rastin më të keq, 6 muaj para zgjedhjeve të ardhshme.

“Nëse do duhet të bëhen ndryshime në ligjin zgjedhor, duhet të datojnë 1 ose në rast më ekstrem 6 muaj para zgjedhjeve. Nuk di të them çfarë impakti do të ketë lidhur me standardin teknik nëse shkohet me këtë kod. Faktori politik dhe institucional kanë pranuar nevojë për ndryshme në kodin zgjedhor, të paktën në disa aspekte. Do të ishte mirë që partitë politike të angazhohen për realizimin e ndryshimeve sa më shpejt.

Ne kemi bërë publike listën e çështjeve që mendojmë se duhet të adresojmë në kuadër të zgjedhores, ngelet në vlerësimin e kuvendit për adresimin ose jo të atyre çështjeve, që për ne konsiderohen problematike ose të nevojshme për t’u rikonsideruar.

E vetmja gjë që mbetet për t’u diskutuar, është buxheti në lidhje me votimin elektronik. Pjesa tjetër është çështje mes partive politike.

Ndërsa sa i përket votës së emigrantëve, i qëndroj të njëjtit arsyetim. Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas Kushtetuese, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë. Nuk është përgjegjësi e KQZ me këtë kuadër rregullator ligjor e Kushtetues, për të nxjerrë akte nënligjore që mund të mundësojnë votimin nga jashtë”, tha Celibashi.

Pra thirrja e KQZ është se nxitoni për ndryshimet e duhura ligjore për votën e emigrantëve, sepse duhet një infrastrukturë e madhe në shtetet ku ndodhen emigrantët.

Kjo kërkon kohë dhe fonde nga qeveria.

Nisur nga debatet dhe sherri mes pozitës dhe opozitës si dhe nga loja për ta vonuar miratimin e Kodit të Ri Zgjedhor, ka mundësi që edhe në zgjedhjet e vitit 2025 emigrantët të mos votojnë.

Ky është një krim kushtetues që kryhet nga të dyja palët politike ndaj emigrantëve.

Të mos harrojmë se vota e tyre mbetet përherë e pa manipulueshme, pra nuk blihet dot me euro apo me thasë me miell.

E për këtë arësye politika dhe qeveria nuk e duan votën e afro një milionë votuesve që jetojnë jashtë shtetit shqiptar.

Nëse do të kishim opozitë serioze dhe të bashkuar, do ta merrnin zvarrë qeverinë derisa të miratonte votën e emigrantëve, por për dreq, kjo opozitë nuk krijon asnjë shpresë.

Të paktën deri tani!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit