Home Bota Vrasja e 17-v...

Vrasja e 17-vjeçarit nga policia në Francë! 486 të arrestuar gjatë mbrëmjes së kaluar, revoltë në Zvicër

39
0

Për 5 ditë me radhë në Francë qytetarët protestojnë pas vrasjes së Nahelit, vetëm 17 vjeç, nga forcat e policisë, të martën e kaluar, sepse nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar. Gjatë mbrëmjes së kaluar u arrestuan 486 persona, ndërsa në disa qytete pati përleshje mes policisë dhe protestuesve.

Në Marsejë u raportua për incidente në pjesë të ndryshme të qytetit. Videot tregojnë policinë duke përdorur gaz lotsjellës e zyrtarët thonë se të paktën 56 arrestime janë bërë në qytetin jugor. Por një prani e madhe e policisë në qendër të Parisit duket se i ka penguar protestat. Në Paris, tensione veçanërisht pati në zonën e Champs Elysees. Rreth 45,000 policë u vendosën në të gjithë vendin të shtunën.

Ministria tha se deri në orën 03:30 me orën lokale (01:30 GMT) kishte pasur 486 arrestime. Më shumë se 1,300 arrestime u bënë të premten mbrëma dhe më shumë se 900 të enjten. Protesta duket se ka infektuar edhe Zvicrën pasi incidente janë raportuar në qendër të Lozanës.

Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin, tha: “Është një natë më e qetë falë veprimit vendimtar të policisë”. “Mosha mesatare e protestuesve është 17 vjeç,” shpjegoi ministri i brendshëm Darmanin. Ata janë nxënës të shkollave të mesme, të rinj dhe pa precedentë penalë. Ndërsa kryeministrja Elisabeth Borne e cila ishte në Paris tha: “Kam ardhur të rikonfirmoj mbështetjen time të plotë për policinë dhe atë të qeverisë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit