Home Bota Vrasja e 7 dë...

Vrasja e 7 dëshmitarëve të Jehovait, kancelari Scholz: Akt brutal i dhunës

150
0

7 persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një sallë mbledhjesh të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut. Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se ata janë viktima të një akti brutal të dhunës.

Edhe ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser u shpreh “e tronditur për dhunën e tmerrshme në komunitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në Hambug”. Kreu i bashkisë së Hamburgut, Pete Tschentscher shkruan se njoftimet nga Alsterdorf janë tronditëse.

Policia thotë se personi i armatosur ka vepruar i vetëm dhe mendohet se ka vdekur. Është e paqartë nëse sulmuesi ishte në mesin e 7 viktimave të raportuara nga mediat gjermane.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit