Home Kronike Vrasja në Tro...

Vrasja në Tropojë / Ja kush është viktima dhe autori, policia jep detajet e para

18
0

Është identifikuar viktima, pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Çerem të Tropojës. Ai është 49-vjeçari Isat Goçaj, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori i dyshuar, shtetasi A. I, banues në Çerem.

Policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta ndërkohë që po vijon puna për kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë i policisë: Tropojë

Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Isat Goçaj, 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit