Home Aktualitet Vrasjet e fun...

Vrasjet e fundit mafioze, kanë të njëjtën strategji. A janë vrasës nga e njëjta dorë?

552
0

Katër viktima janë regjistruar në më pak se 24 orë në vend, si pasojë e një atentati dhe dy vrasjeve për motive të dobëta. Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, të cilët po lëviznin me makinë pranë mbikalimit të Panajasë, u vranë me breshëri armësh.

Ashtu si në ngjarje të shumta, edhe në këtë atentat autorët përdorën një makinë të vjedhur, kryen atentatin dhe më pas dogjën makinën e krimit. Ngjarja e sotme ka ngjashmëri të madhe me të gjithë kronologjinë e masakrës së Fushë-Krujës, më 17 Korrik, ku u vranë Brilant Martinaj, dhe dy shokët e tij, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Atentatet u kryen në një zonë, ku nuk ka biznese dhe kamera sigurie pranë, në një aks rrugor, ku mund të kryenin të qetë vrasjet.

Në të dy atentatet makinat e autorëve kanë ndjekur atë të viktimave kanë zgjedhur kohën e duhur dhe pa dalë nga makina kanë hapur zjarr në mënyrë paralele duke mos u lejuar asnjë mundësi reagimi apo kundërpërgjigje.

Dyshohet se në të dy atentatet janë përdorur vrasës me pagesë, por ende nuk dihet nëse dy vrasjet mund të jenë kryer nga e njëjta dorë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit