Home Aktualitet Vrasjet që tr...

Vrasjet që tronditën Elbasanin, SPAK jep pretencën për dy nga të dyshuarit

46
0

SPAK lexon pretencën për Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin, të akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, ngjarje të ndodhura verën e vitit 2020 në Elbasan.

SPAK kërkoi dënimin me 30 vite burg për Xhuljano Hoxhën.

Për Euglen Halilin SPAK, kërkoi dënimin me 12 vite burg, ndërsa ka pasur statusin e bashkëpunëtorit të Drejtësisë.

Halilaj zbardhi vrasjen e Regis Runajt dhe pranoi se ka mbajtur në vëzhgim Ramazanin.

Sipas SPAK vrasjet janë porositur nga Erjon Alibej, çështja ndaj të cilit u veçua pasi dyshohet si i përfshirë në ngjarje të tjera.

Për vrasjen e Runajt, Euglen Halilaj dhe Xhuljano Hoxha, akuzohen nga SPAK si ekzekutor të 26 vjeçarit. Ndërsa për vrasjen e Emiljano Ramazanit akuzohen si bashkëpunetor dhe grup kriminal.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit