Home Aktualitet Vr*sja e bizn...

Vr*sja e biznesmenit, dënohet me burg përjetë 36-vjeçari shqiptar. Zbulohen detajet sesi ndodhi

82
0

Gjykata e Apelit Penal e Patrës, dha burgim të përjetshëm për një 36-vjeçar shqiptar, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e një pronari karburanti. Vrasja ndodhi në 2013, teksa shqiptari po tentonte që të grabiste në karburantin e tij në Kato.

Gjykata e shpalli fajtor edhe për një sërë veprash penale, si tentativa e grabitjes ndaj viktimës, për tentativën e vrasjes së kryer më 25 shkurt 2013 në Gastouni ndaj punonjësit të karburantit të atëhershëm 26-vjeçar, pasi autori qëlloi dy herë, si dhe fajtor për armëmbajtje.

Konkretisht ai është dënuar përjetë për vrasjen, 12 vite për tentativë vrasje ndaj punonjësit, 5 vite për grabitje me armë, dhe 2 vite për armëmbajtje pa leje. Arrestimi i 36-vjeçarit u bë në verën e vitit 2023 në Serbi, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij nga autoritetet gjyqësore të Greqisë. Sipas mediave greke, pas ngjarjes në 2013, ai u arratis drejt Shqipërisë, nëpërmjet Zakynthos. Ai para trupës gjykuese ka mohuar çdo akuzë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit