Home Aktualitet Vr*sja në bur...

Vr*sja në burgun e Peqinit, ish-drejtori: Bëhet fjalë për para të madhe, përgjegjës janë…

405
0

Ish-drejtuesi i Policisë së Burgjeve, kandidat i Berishës për deputetet në bashkinë e Skraparit, Lefter Maliqi e ka cilësuar vrasjen në burgun e Peqinit si një krim shtetëror. I ftuar në ”A2cnn”, Maliqi u shpreh se kjo ngjarje është më e rënda e regjistruar ndonjëherë në burg, aq më tepër të sigurisë së lartë.

“Ngjarja në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, është ngjarja më e rëndë që në 1990, ka ndodhur vrasje, vetëvrasje, por të arrihet deri këtu sa të futet arma, kjo është krim shtetëror, vrasje me pagesë dhe që kur dhanë informacionin paraprak, në sigurinë e lartë, nuk lëvizë miza”, tha Maliqi.

Për të në këtë krim ka pasur “nga lart”, që përfshinë Drejtorinë e Burgjeve, madje edhe Ministrinë e Drejtësisë. “Kjo armë është futur në bashkëpunim nga lart, poshtë, për mua mund të jetë 1-2 policë, nëse skaneri nuk ka punuar, i bie që aty të kishte kontrolle të imtësisht, kështu që nuk lejohet që të punojë skaneri në siguri të lartë, aty është futur nga ushqimet ose veshmbathjet, me ndihëm e 1-2 policëve. Arma është futur nga lart poshtë, nga drejtoria e përgjithshme, ministria e drejtësie, prandaj nuk ka akt moral, dorëheqje. 200 mijë euro thotë ky, aq kanë marrë ato poshtë”, u shpreh Maliqi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit