Home Bota Vuçiç kërkon ...

Vuçiç kërkon që SHBA-ja të inkurajojë Prishtinën për të përmbushur obligimet

42
0

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, pas një takimi me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në Beograd, tha se pret që SHBA-ja të inkurajojë Kosovën që “të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”.

“Shpreha pritjen që SHBA-ja të njohë përpjekjet e vendit tonë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të përdorë ndikimin e saj të padyshimtë dhe të inkurajojë Prishtinën që të përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara, por edhe të vazhdojë dialog në frymën e shkëmbimit të sinqertë dhe të hapur të propozimeve për zgjidhjen e sfidave specifike”, shkroi Vuçiç në Instagram më 12 janar pasi postoi një fotografi të përbashkët me Cholletin.

Një nga temat e diskutimit është vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe planin evropian për Kosovën. Ai plan iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.

Derek Chollet gjatë një bisede që bëri me gazetarët në Prishtinë më 11 dhjetor tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit