Home Aktualitet Vuçiç quan Ku...

Vuçiç quan Kurtin ”terrorist”, Jorida Tabaku: E papranueshme! Qeveria Rama të reagojë menjëherë

199
0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç sulmoi të enjten ndërkombëtarët dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit të cilin e quan ”llum terrorist” dhe vendosi që të bojkotojë samitin e BE-së, që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha se Brukseli, se kjo gjuhë është e papranueshme, dhe se qeveria Rama dhe shteti shqiptar duhet të mbajë një qëndrim zyrtar ndaj Serbisë, dhe presidentit Vuçiç.

”E papranueshme quajtja “terrorist” e kryeministrit të Kosovës nga ana e Aleksandër Vuçiçit. Kjo minon besimin ndërmjet palëve, por njëkohësisht prish çdo arritje edhe ekuilibër edhe në gjuhë, por edhe në hapat e shpejtë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Për mua si shqiptare është e papranueshme, por nuk e pranueshme për çdo qytetar as të vendeve të Bashkimit Evropian.

Në këtë rast Shqipëria duhej patjetër të reagonte dhe ta dënonte këtë gjuhë që është kaq komuniste dhe është kaq bolshevike saqë nuk i takon Ballkanit Perëndimor të 2022-it.

Nga ana tjetër ky diskutimi që bëri Vuçiç që nuk do të vijë në Tiranë se ”Europa nuk na do”, m’u duk fiks si një nga këto fjalimet e Edi Ramës të kohëve të fundit që kërcënonte që nuk do të shkonte në Samitin e Korrikut pa na caktuar datën. Të shohim deri javën tjetër nëse ishte thjesht presion apo nuk ishte presion”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit