Home Bota Vuçiç sfidon ...

Vuçiç sfidon SHBA-në: Nuk i zbatojmë sanksionet ndaj Dodik

123
0

Beogradi sfidon hapur vendimin e autoriteteve amerikane për vendosjen e sanksioneve ndaj anëtarit serb të presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës (BiH), Milorad Dodik. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se shteti serb nuk do ti zbatojë masat ndëshkuese.

Departamenti amerikan i Thesarit, publikoi një listë të zgjeruar sanksionesh për akte korrupsioni, e cila përfshinte Dodikun, i cili është kreu i partisë kryesore të Republikës Sërpska, Partisë së Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD). Vuçiç u shpreh se lëvizje të tilla janë të ndërlikuara e reagimi ndaj tyre nuk mund të jetë i nxituar.

”Serbia nuk mendon se zgjidhja qëndron tek sanksionet dhe nuk ka dyshim se Republika e Serbisë nuk do të pajtohet për asnjë pikë të vetme, dhe nuk do të zbatojë masat kundër anëtarëve të popullit të saj dhe përfaqësuesve të popullit të saj në Bosnje-Hercegovinë dhe Republika Sërpska”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit