Home Aktualitet Vuçiç tha se ...

Vuçiç tha se 9 shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës, ministrja Gërvalla: Jo e vërtetë, një fushatë dezinformimi

217
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë një konference më 4 janar, tha se Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Esvatini, Libia, Guniea, Antigua, Shën Lucia dhe Maldivet kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës rrëzon pretendimet, ku përmes një deklarate për mediat shprehet se pretendime të tilla nuk janë vërtetuar as pas bisedimeve me përfaqësues të ndryshëm të këtyre shteteve për të cilat shprehet Vuçiç se janë tërhequr nga vendimi i tyre i mëparshëm për Kosovën.

“Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave personale me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ministria e Jashtme e Kosovës i bën thirrje zyrtarëve serbë që çështjet e hapura mes dy vendeve do ishte më mirë që të zgjidheshin me dialog sesa me fushata dezinformimi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit