Home Bota Vullkani i Is...

Vullkani i Islandës – regjistron tërmetin më të fortë në 48 orët e fundit

46
0

Një tërmet i konsideruar më i forti në 48 orët e fundit u zbulua pranë qytetit të evakuuar të Grindavik ditën e sotme, teksa Zyra Meteorologjike Islandeze vazhdon të paralajmërojë për “mundësinë e vazhdueshme të një shpërthimi të afërt”.

Në përditësimin e tij të fundit, parashikuesi tha se kishte rreth 300 tërmete të dielën, me një “tufe” pranë qytetit që zgjati pak më shumë se një orë para mesnatës.

Ato përfshinin një tërmet me magnitudë 3 ballë, i vendosur tre milje në verilindje të Grindavik, në orën 00:26 të mëngjesit të së hënës. Gjatë 48 orëve të mëparshme, tërmeti më i fortë ka qenë me magnitudë 2.7 ballë.

Dy javë më parë, Grindavik u evakuua pasi aktiviteti sizmik i shkaktuar nga magma çau hendeqe të mëdha nëpër rrugët e qytetit.

Ndërsa qindra tërmete ende godasin zonën përreth çdo ditë, “aktiviteti sizmik vazhdon të ulet”, tha Zyra e Meteorologjisë Islandeze, duke shtuar: “Mundësia e një shpërthimi të afërt vullkanik zvogëlohet me kalimin e kohës”.

Megjithatë, një zyrtar i mbrojtjes civile i tha The Independent: “Është ende e rrezikshme këtu … Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë më parë. Zakonisht do të kemi disa minuta paralajmërim për të dalë, por me motin si sot, kemi edhe më pak.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit