Home Sporti Xavi: Na elim...

Xavi: Na eliminoi arbitri, jam krenar për skuadrën time!

249
0

Barcelona humbi mbrëmë 1-4 ndaj PSG, duke u eliminuar nga Champions League. Katalanasit u penalizuan nga një karton i kuq për Ronaldo Araujon në minutën e 29 të pjesës së parë, teksa më pas nisi edhe festivali i golave të parizienëve.

Pas sfidës, trajneri Xavi Hernandez theksoi se skuadra e tij është jashtë Europës vetëm prej vendimit të arbitrit për të nxjerrë jashtë loje Araujon, që sipas tij ishte tërësisht një vendim i gabuar.

“Jam i zhgënjyer si të gjithë tifozët e Barcelonës, kemi bërë një punë të jashtëzakonshme në Champions dhe më vjen keq që aventura përfundoi për një gabim të arbitrit. Jam krenar për skuadrën dhe besoj se meritonim kualifikimin, këtë e treguam kur në fushë ishim 11 kundër 11.

Por, kështu ndodh në futboll, vendimet gjithmonë kanë ndikimin e tyre në fushë dhe për ne ai vendim i arbitrit kushtoi shumë. Sa i përket të ardhmes sime, asgjë nuk ka ndryshuar”, u shpreh Xavi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit